Categories Lajme

Rrethohen “Sarajet” në Tiranë: Bashkia do të marrë godinën, familjarët kundërshtojnë

Policia bashkiake në Tiranë ka rrethuar mbrëmjen e së mërkurës Sarajet e Toptanëve. Gazetarja e ABC, Leontina Nika raporton se sot pasdite është dhënë një urdhër për të marrë nën administrim për mirëmbajtje.

Pasi janë njoftuar nga qytetarët, pronarët kanë shkuar pranë pronës dhe kërkojnë që të ulen në tryezë dhe të negociojnë me bashkinë apo Ministrinë e Kulturës.

Ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë të ditur se “saga” e Sarajeve ka marrë fund dhe se së shpejti do të nisë puna për “ta kthyer godinën në identitet”.

Por, pronarët kanë pretendimet e tyre, ata kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira.

“Pretendimi i parë është që bashkia, ministria e Kulturës të flasë me ne. Jemi njerëz që mund të merremi vesh, të ulemi në tavolinë siç u ulën me Kadarenë dhe Agollin. Na kanë injoruar. Jemi të diskirminuar, pse duhen gjithë këto policë. Ne kemi filluar me ankesat tona, duam të bëhet në mënyrë ligjore. Nëse do t’i shërbejë vendit, le t’i shërbejë, por jo kështu. Kërkojmë vlerën reale nëse duan ta marrin…”

Vetëm tre ditë pas zjarrit të vënë qëllimisht, është shpronësuar godina e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë. Kjo godinë e shpallur monument kulture tashmë i ka kaluar bashkisë së Tiranës, ndërsa vendimi është botuar edhe në fletoren zyrtare. Sipas vendimit, pronarët do të marrin një vlerë monetare prej 178   694   456   (njëqind   e   shtatëdhjetë  e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë./abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME