Categories Lajme

Rreziku nga koronavirusi, pesë këshilla të vlefshme si mund të mbroni veten

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot për koronavisurin që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Në një reagim në Facebook, ministria tregon dhe disa këshilla se si mund të mbrohemi nga virusi vdekje prurës.

Ky virus tashmë është vërtetuar që transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe duhet shmangur kontakti me ata që kanë kollë dhe temperaturë.

Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu dhe shkakton simptoma tipike respiratore.

Disa këshilla se si të mbroni veten: Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli; Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë; Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit”, shkruhet në njoftim.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personave, ndërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike.

Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME