Lajme

Rrezikuan të mbyteshin në Golem, 3 turistët nga Maqedonia e Veriut nxirren nga deti në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, tre gra nga Maqedonia e Veriut.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga gjendja e tyre, duke sqaruar se dy prej këtyre shtetaseve, konkretisht një 66 vjeçare dhe një 60 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Shtetasja tjetër, 48 vjeçare, është jashtë rrezikut për jetën.

“Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe  dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close