Lajme

Rrëzohet aeroplani në Milano, humbin jetën të gjithë personat në bord

Një aeroplan privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën e ​​Via Marignano-s. Për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë asnjë nga personat në bord. Sipas raportimeve të mediave italiane, aeroplani u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej. Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët.

Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes. Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë. Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët si pasojë e impaktit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: