LajmePolitike

Rrëzohet amendamenti i Erion Braçes për lojërat e fatit

Amendamenti i propozuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe sa i takon ligjit për paketën fiskale si dhe buxhetin e vitit 2019, u rrëzua nga shumica parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Braçe propozoi rritjen e TVSH-së për kazinotë nga shifra e tyre aktuale 15% në 30%.

Kazinotë priten që të zhvendosen nga janari i vitit të ardhshëm drejt hoteleve me 5 yje.

Masivisht, deputetët socialistë votuan kundër amendamentit të Braçes. Për të sqaruar këtë situatë, Rama mori fjalën duke u shprehur se rritja e një takse për një gjë që për momentin nuk ekziston nuk ka kuptim.

Kryeministri përmes kësaj, donte të tregonte se në Shqipëri momentalisht nuk ka hotele me 5 yje. Duke qenë se ato mungojnë, nuk ka sens të rritet taksa me 15%.

Debatet e bëra gjatë seancës kundra këtij amendamenti, Rama i cilësoi si pozitive, për shkak se Parlamentit i duhet një opozitë.

Rrëzohet amendamenti i Erion Braçes për lojërat e fatit
Rrëzohet amendamenti i Erion Braçes për lojërat e fatit

Përveç ngritjes së taksës për lojërat e fatit nga 15% në 30%, Braçe kërkoi gjithashtu që:

-Taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe libraritë të jetë 0. Kuvendi e rrëzoi me 44 vota kundër, 17 pro dhe 13 abstenim.

-Të rritej fasha e pagës që nuk tatohet nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Edhe kjo kërkëse u rrëzua prej kuvendit.

-Të mos ndryshohej taksa minerare. E rrëzuar si kërkesë gjithashtu prej kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close