Lajme

Rrëzohet kamioni i firmës, vdesin dy persona

Zbardhen të tjera detaje për aksidentin e rëndë në Vlorë, paraditen e sotme. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se aksidenti ka ndodh për shkak të shpejtësisë, pasi drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.

Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit. Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat.

Një është identifikuat dhe duket, por trupi i dytë po kërkohet. Zjarrfikësit, policia, por dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close