Lajme

“Rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto”, e moshuara që mbledh kanaçe tregon çfarë i thanë në SPAK

Merita Hajdari, një grua e moshuar dhe në gjendje të vështirë ekonomike është paraqitur në SPAK dy ditë më parë, pasi rezulton si pronare e një prej kompanive fiktive e dyshuar për evazion fiskal. Ajo shkoi vetë në organin e akuzës për të marrë informacion për rastin e saj.

E ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hajdari ka treguar bisedën që ka bërë në SPAK, por nuk është e qartë nëse me prokurorët që ndejkin dosjen e inceneratorëve apo me ndonjë person nga stafi i sigurisë së institucionit.

“Shkova në SPAK dhe u thashë për çfarë akuzohem. Ai më tha: rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto gjëra. Ik rri e qetë. Dola jashtë dhe thashë që drejtësinë do ta kërkoj. Dua të di kush mi ka bërë këto falsifikime.

Unë jetoj me fukarallëkun tim, nuk dua të dal kështu të më shohë gjithë bota. Këtë Klodian Zoton nuk e njoh as nuk dua ta njoh, se më ka vënë në shpinë gjithë këtë ngarkesë. Unë jam hallexhie, nuk jam bose”, u shpreh Merita Hajdari.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close