Categories Lajme

“Rrinin duke sharë me gishta, i shkarkuan kallashin”, flet daja i 32-vjeçarit që iu bë atentat 200 metra larg shtëpisë: Ja çfarë presim nga shteti

Daja i Klevis (Bledi) Kapllanit që iu bë atentat pranë banesës dy katëshe në Kavajë ka folur para mediave duke kërkuar nga shteti që të marrë masa për këto veprime pasi u vra një 32 vjeçar, i cili ka një fëmijë 2 muajsh në shtëpi. Në fjalën e tij, u shpreh se janë sharë me gishta dhe më pas i kanë shkarkuar kallashin në mes të natës dhe e kanë lënë të vdekur në mes të rrugës.

“Rrinin duke sharë me gishta. Një vend si këtu që ka shkurre dhe të zënë në pritë është e paramenduar, e kupton si shkon puna. Nga shteti presim që të jetë më vigjilent për këto gjëra, kur njerëzit kanë probleme, të marrin masa dhe ti paraprijnë këto gjëra. Se një çun 32 vjeç ka lënë një fëmijë 2 muajsh tek shtëpia dhe i shkarkojnë kallashin në mes të natës, është turp. Unë banoj në Tiranë, sot në mëngjes erdha këtu. E kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës”, tha daja i Kapllanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME