Categories Lajme

Rriten çmimet e banesave, si gjithmonë kryeson Tirana

Çmimet e banesave u rritën edhe në periudhën më të keqe që ekonomia ka përjetuar prej rreth 23 vjetësh. Mund të tingëllojë një paradoks, por sipas bankës së Shqipërisë indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi, llogaritur nga Banka e Shqipërisë, shënoi rritje me 4.9% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.

Në veçanti për tregun kryesor, Tiranën, çmimet u rritën edhe më shumë se mesatarja kombëtare, me 6.5%. Çmimet mesatare në Tiranë raportohen të rritura ndjeshëm në zonat jashtë qytetit, ndërsa janë raportuar në rënie të lehtë në zonat qendrore dhe periferi. Zonat bregdetare raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta, ndërsa zonat e tjera shfaqën ndryshime të vogla. Edhe çmimet e qirasë për gjysmën e parë të vitit raportohen të rritura.

Për sa i takon transaksioneve, agjentët dhe firmat e ndërtimit janë përgjigjur se vëllimet e shitjeve kanë rënë lehtë në rang vendi, por janë rritur në zonat qendrore dhe jashtë qytetit të Tiranës. Paralelisht, agjentët raportojnë numër më të ulët banesash të reja të regjistruara në librat e tyre. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht 10.3 muaj dhe shënoi një rritje të lehtë ndaj gjashtëmujorit të kaluar. Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 10.4 muajsh ose 1.2 muaj më të gjatë se ajo e raportuar në gjashtëmujorin e kaluar.

Sipas agjentëve, rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rënie në krahasim me vlerën prej 65% të raportuar në periudhën paraardhëse. Megjithëse bankat raportojnë shtrëngim të standardeve të huadhënies, statistikat tregojnë një nivel në rritje të tepricës së  kredisë për pasuri të paluajtshme. Stoku i kredisë për blerje pasurish të paluajtshme nga sektori i individëve arriti në 112 miliardë lekë për gjysmën e parë të vitit 2020 dhe ishte rreth 3% më i lartë krahasuar 2019.

Megjithëse tregu nuk pa pësuar pasoja dramatike nga mbyllja e ekonomisë, agjentët kanë pritshmëri negative për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër. Megjithatë, ata janë optimistë për periudhën më afatgjatë deri në dy vjet. Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme dhe ndërtimin, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së tregut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME