Lajme

Rriten pagat për punonjësit e policisë dhe të burgjeve

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se projekt buxheti i vitit 2022, i miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit. Vendimi i parë ka të bëjë me rritjen e pagave për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, në formë bonusi, dhe vendimi i dytë është rritja e investimeve në infrastrukturë dixhitale dhe teknologji.

“Kam dy lajme shumë të rëndësishme për Policinë e Shtetit.

E para ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Të atyre punonjësve që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit, rritje që do vijë në formë bonusi, dhe që do ti çojë deri në 150 për qind pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.

Lajmi i dytë shumë i rëndësishëm me këtë buxhet është rritja e konsiderueshme e investimeve që do bëjmë në infrastrukturën dixhitale dhe në teknologji. Kjo do rrisë efikasitetin e l uftës kundër k rimit dhe zbatimit të ligjshmërisë. Një nga prioritetet ka qenë zhvillimi i teknologjisë dhe investimet në infrastrukturën dixhitale”, tha Çuçi. Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e b urgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit. “Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”, tha ministri Manja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: