fbpx
Lajme

Rriten të infektuarit me covid në radhët e mësuesve

Një edukatore, një mësuese dhe një sanitare e një kopshtit në qytetin e Delvinës kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Menjëherë pasi ato janë konfirmuar pozitive ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë kontaktuar të infektuarit.

Zyra Arsimore e Delvinës ka njoftuar se ka nisur dezinfektimi i mjediseve shkollore.Po ashtu është njoftuar mësuesja, edukatorja dhe sanitaren janë zevendësuar dhe kushdo që ka patur kontakt me to do të bëjë tamponin.

Po ashtu burime bëjnë me dije se edhe në Gramsh ëshët konfimuar pozitive me COVID një mësuese në Gramsh në shkollën “35 Vjetrori”. Ende nuk dihet se si është infektuar, ndërsa një ditë më parë ka rezultuar pozitive psikologia e shkollës. Me konfirmimin e sotëm shkon ne 4 nr i mësuesve të infektuar në Gramsh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button