Lajme

Rriten temperaturat, sa do të shkojë termometri këtë të premte

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë shtim gradual duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Republika e Kosovës

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në Kosovë. Por mesdita dhe pasditja do të shtojnë vranësirat në vend, duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluar në kufi me territorin Shqiptar.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV paraqitet gjatë paradites në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, të cilat në orët e mesditës pritet të shtohen përkohësisht duke sjellë reshje të pakta shiu në MV. Shirat më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore të vendit.

Rajoni dhe Europa

Mbetet me vranësira të shumta dhe reshje shiu ishujt Britanikë si edhe Europa qendrore. Po ashtu, vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu herë pas here në formë shtrëngatash do të ketë gadishulli i Ballkanit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close