Lajme

Rriten tensionet mes SHBA dhe Iranit, opsioni i luftës në tavolinë. Merkel: Duhet zgjidhje diplomatike

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte gati të vendoste sanskione te reja ndaj Iranit, për ta detyruar këtë të fundit të heq dorë nga prodhimi i armëve bërthamore .

Presidenti amerikan tha se nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake por për momentin ai është i hapur për dialog.

“Nëse Irani do të bëhet sërish një vend me prosperitet, kjo nuk do të thotë se ai ta ta realizojë ëndrrën e tij përmes kërcënimit me armë bërthamore” – tha Trump përpara gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Nën Sekretari britanik për Lindjen e Mesme, do të vizitojë këto ditë Iranin në tentativë për të ulur sadopak tensionet kurse Këshilli i Sigurimit i OKB do ta diskutojë çshtjen ditën e hënë me dyer të mbyllura.

Ministri i Jashtem Iranian Zarif tha se Irani nuk është autor i sulmeve me dronë ndaj Arabisë Saudite dhe se droni amerikan i rrëzuar ditën e enjte nga Forcat Ajrore Iraniane, në provincën jugore të Hormozgan, kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane.

Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për rritjen e tensioneve në Gjirin Persik

“Duhet të gjendet patjetër një zgjidhje politike dhe diplomatike me Iranin’ – tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Imazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror Iranian që tregojnë rrëzimin e dronit amerikan ditën e enjte, dëshmojnë edhe njëherë rritjen e tensioneve mes SHBA dhe shtetit islamik.

Ndërsa shumë kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet mbi dhe pranë qiejve Iranian, flota ushtarake amerikane në Gjirin Persik qëndron në Stand-by, në pritje të urdhrave.

Ndërsa në agimin e ditës së enjte, një raketë iraniane tokë-ajër goditi një dron amerikan që suvejonte Gjirin e Omanit, Irani dhe SHBA akuzojnë dhe i hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për incidentin.

Sipas New York Times, Presidenti Trump pati dhënë urdhërin për të sulmuar brigjet iraniane, por më pas e kishte tërhequr atë, i këshilluar nga njerëzit e sigurisë kombëtare.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button