Categories Lajme

Rriten tensionet, zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri shpërthimit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986. Këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien tha se Pekini e dinte qysh në nëntor se çfarë po ndodhte me virusin, i cili e kishte origjinën në Wuhan, por gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetit dhe i pengoi ekspertët e huaj që të merrnin informacion.

“Ata lëshuan në botë një virus që i shkaktoi Amerikës triliona dollarë humbje ekonomike dhe tani na duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë tonë, për t’i mbajtur amerikanët në punë gjatë kësaj pandemie,” tha O’Brien për televizionin NBC. “Fshehja që ata i bënë virusit do të hyjë në histori, së bashku me Çernobilin. Dhjetë ose 15 vjet më vonë do të shohim një program special në HBO për këtë temë,” tha ai duke iu referuar një miniseriali televiziv.

Katastrofa e termocentralit bërthamor të Çernobilit në ish republikën sovjetike të Ukrainës shkaktoi një rrezatim bërthamor që çoi në vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda pak javësh dhe detyroi dhjetëra mijëra të tjerë të largohen. Me shumë vonesë Moska tregoi më në fund përmasat e tragjedisë, të asaj që vlerësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor në histori.

Presidenti amerikan Donald Trump është ankuar në mënyrë të përsëritur për trajtimin që Kina i bëri shpërthimit të koronavirusit. Kina i ka mohuar akuzat dhe kryediplomati i saj akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara se po përhapin gënjeshtra. “Ky është një problem i vërtetë dhe po i kushton Amerikës dhe botës mijëra e mijëra jetë njerëzish sepse informacioni i vërtetë nuk u lejua të dilte,” tha O’Brien. “Çështja u fsheh, por një ditë ne do t’i shkojmë asaj deri në fund,” tha ai. VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME