fbpx
Lajme

Rritet numri i humbjèvè nga stuhia e fuqishme në Francë e Itali (Video)

Të paktën katër persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 20 të tjerë janë zhdukur pasi stuhia e fuqishme goditi Francën jug-lindore dhe Italinë veri-perëndimore. “Alex” është stuhia që solli erëra të ashpra dhe shi të rrëmbyeshëm. Përmbytjet shkatërruan shtëpitë, rrugët dhe urat në qytetin e Nicës në rivierën franceze pasi reshjet zgjatën rreth 12 orë.

Momenti i shkatërrimit të një ure është bërë virale ndërsa për fat, aty nuk shfaqen njerëz. Nëse do të kishte lëvizje gjatë atij momenti, mund të shkaktonte tragjedi për ta. Kryebashkiaku Christian Estrosi tha se mbi 100 shtëpi u shkatërruan ose dëmtuan rëndë.

Autoritetet franceze vendosën rreth 1.000 zjarrfikës, katër helikopterë ushtarakë dhe trupa për të ndihmuar në kërkimin e të paktën tetë njerëzve të zhdukur, pas stuhive që goditën Francën juglindore përpara se të lëviznin në Italinë veriore. Rajoni i Piemonte-s në Itali u godit nga nivele shiu që nuk kishin ndodhur që nga viti 1958, ndërsa zonat e Francës pësuan ndërprerje të energjisë ndërsa erërat rrëzuan linjat e energjisë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button