Lajme

Rritja e çmimeve/ Berisha thirrje anëtarëve të Bordit: Jepni dorëheqjen! Jeni bërë si shushunja

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje  anëtareve të Bordit të Transparencës të japin dorëheqjen duke dhënë alarmin për atë që ai e cilësoi si krizën e urisë me rritjen e çmimeve. Nga Kuvendi Berisha u shpreh se  sot shqiptarët i blejnë ushqimet 2% më shtrenjt se 1 muaj më parë.

“Sot  mediat informuan se shqiptarët blejnë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjte se një muaj më parë. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që sirenat e risë të oshtijnë në të katërtat anët  e vendit. Dhjetëra mijëra të sëmurë nuk po blejnë dot ilaçet e tyre.

Narkoqeveria rri duarkryq. Mjaftohet me propaganda. Kanë krijuar bordet por janë shushunja më keq se monopolet. U bëj thirrje të tërhiqen.  Qytetarët varfërohen, qeveritarët e oligarkët pasurohen. 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close