Lajme

Rritja e çmimeve/ Me garuzhde, lugë, tepsi, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Për më shumë se një orë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend. Shiu i rënë pasditen e sotme dhe temperaturat jo të favorshme nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin dhe të protestojnë kundër padrejtësive.

Me pankarta në duar, por edhe me sende simbolike si tepsi, lugë apo garuzhde qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për uljen e çmimeve. Iniciatori i kësaj proteste, avokati Adriatik Lapaj tha se qëndresa do të vazhdojë derisa të merren masa nga ana e kryeministrit Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close