Categories Lajme

Rritja e çmimeve, Rama: Qeveria subvencionon 80% të tarifës së energjisë, kriza kudo në Evropë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria subvencionon energjinë. Ai tha se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës dhe situatë e ngjashme është në shumë vende të rajonit dhe Evropës.

Rama shpjegoi ndër të tjera, arsyet se përse kanë vendosur taksa mbi çmimin e naftës.

“Pse vetëm për Shqipëri është lufta? Lufta i kam të gjithë, në vendet fqinje është rritur energjia. Duke mos rritur energjinë ne subvencionojmë 80% të tarifës. Nga dalin milionat. Mirë do ishte për të hequr të gjitha, por me çfarë do i menaxhojmë operacionet. Rrogat me çfarë do i paguajmë. Spitalet me çfarë do i paguajmë? Këta thonë ndërprisni investimet, që do të thotë të gjithë punëtorët në shtëpi, me çfarë do të jetojnë?

Nuk rimbursohen luftëtarët, sepse po të mos ishim në NATO do të ishim preh e lehtë fare për këdo. Ne s’na bën dot askush se jemi në NATO. Nuk ju them që kujtojni sakrificat e atyre që dhanë jetën në luftë. Nuk bën njeriu kështu, që thotë të mos shkojmë në NATO në Evropë. Të tjerët po vriten rrugëve, po ndahen me dhunë nga familjet. Janë më pak se dy orë vijë ajrore nga ne. Është e vërtetë, e kemi te nafta një taksë që dy karbonin dhe qarkullimin që të tjerët e kanë veç. Nëse ne e nxjerrim veç taksën nuk bëjmë gjë të mirë.

Ka një qëllim pse është vendosur. Ky është realiteti dhe faktet. Duhet të jemi të bashkuar. Nuk po them që zgjidhja jonë është më e përsosura. Faktet janë fakte. Cilat taksa janë në Shqipëri më të larta se në vendet e tjera? Lëreni rrogat në Shqipëri 300 mijë lekë, ajo është minimalja.

Qeveria subvencionon energjinë për familjet që kanë të ardhura të ulëta, çdo vit. Nuk është rroga mesatare 300 mijë lekë në Shqipëri. Taksat janë fare minimale. Ta heqim taksën te nafta dhe t’ju vendosim taksën mbi pagën siç e kanë Kosova dhe Maqedonia? Pyetini të afërmit që janë në Itali si po ndihen me çmimet, të ardhurat”, tha Rama.(BWeb)

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME