Categories Lajme

Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës “i fal” gjobën e majme kompanive të miellit

Prej kohësh tashmë, rritja e çmimit të bukës me të paktën 10 lekë nxiti jo pak pakënaqësi në mesin e konsumatorëve shqiptarë. Ndërkohë, Komisioni i Konkurrencës nisi një hetim për të hedhur dritë mbi situatën e tregut të miellit, për të parë sesi justifikohet ligjërisht rritja e çmimit të bukës.

Në lidhje me rastin ishte parashikuar edhe vendosja e një gjobe, por si duket ka mjaftuar vota e tre anëtarëve që t’i falet shuma e majme 4 kompanive prodhuese të miellit në vend. Më poshtë është vendimi i Komisionit të Konkurrencës.

NJOFTIM, Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë: Znj. Juliana Latifi Z. Eduard Ypi Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë: Znj. Leida Matja Znj. Adriana Berberi Z. Denar Biba

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME