Lajme

Rritja e njohurive të të rinjve për luftën kundër korrupsionit Vizioni I Gjelber

Rritja e njohurive te te rinjve per luften kunder korrupsionit, ishte qellimi i workshopeve qe organizata Vizioni I Gjelber realizoi me te rinjte gjimnaziste. Njohja e fenomenit te korrupsionit, shkaqet dhe pasojat e tij per shoqerine; nxitja dhe zhvillimi i qendrimeve intolerante ndaj korrupsionit; nxitja e mendimit kritik per zgjidhjen e problemeve dhe aftesimi per te bashkepunuar  dhe zgjidhur konfliktet ne menyre paqesore, ishin pikat kryesore qe u trajtuan gjate ketyre workshopeve.

Korrupsioni po gerryen shoqerine demokratike duke sjelle nje ser pasojash ne fushën ekonomike, socio-politike dhe në cilësinë e qeverisjes së vendit. Te rinjte jane ata qe mund te thyejne ciklin e korrupsionit, duke e kundershtuar ate, per te sjelle nje ndryshim pozitiv per shoqerine dhe per vet ata si individe.

Te rinjte u njohen gjithashtu me konventen e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit dhe objektivin Nr. 16  te zhvillimit te qendrueshem, te cilat parashikojne masat dhe mekanizmat qe e ndalojne korrupsionin.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close