Categories Lajme

Rritja e rasteve, spitali “Shefqet Ndroqi” gati të rikthehet

Situata në spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rénduar, bëri me dije ministria e Shëndetësisë ditën e sotme në një komunikatë për shtyp. Teksa u deklarua se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërkohë që janë regjistruar 83 raste të reja, bëhet e ditur se që nga nesër fillon zbrazja e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe do të jetë në shërbim të pacientëve me COVID.

Kjo rritje e shifrave ka bërë që të përgatitet rihapja e spitalit COVID 2 pra spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa pacientët e Sanatoriumit do të transferohen tek COVID 3, në mënyrë që mos ti dërgojnë në Elbasan. Kujtojmë që në fillim të pandemisë Sanatoriumi u bë spital COVID 2, por pasi numri i të infektuarve dhe të shtruarve u ul, ai u mbyll, ndërsa tani është marrë vendimi të rihapet. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.

“Mos e ulni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlonge dhe në çdo ambient. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët në Maqedoninë e Veriut zgjedhin presidentin

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen të mërkurën zgjedhje presidenciale. Votuesit në zgjedhjet e së mërkurës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME