Categories Lajme

Rritje temperaturash dhe…/ Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Shqipëria

Orët e para të ditës kanë nisur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku hërë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër, më të
theksuara në zonat veriore – veriperëndimore

Parashikohet që pas mesditës, vranësirat të pësojnë zhvillim edhe në ekstremin Jugor duke gjeneruar rrebeshe shiu, herë pas herë shirat do të paraqiten në formë shtrëngate.

Orët e pasdites dhe në vijim dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; përjashtuar zonat veriore të cilat mbeten me shira të dobët. Pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë territorin vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Fuqizimi i mëtejshëm i vranësirave do të sjellë rrebeshe shiu si edhe breshër në zonat perëndimore dhe jugore duke lënë pjesën tjetër të Kosovës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, por pa reshje.

Parashikohet që nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do vijojnë orët e pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë republikën e Kosovës. Stuhitë e forta të erës do të mbeten prezent përgjatë gjithë – 24 orëshit.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikëns së Maqedonisë masat ajrore kryesisht të qëndrueshme do të sjellin, intervale të gjata me kthjellime në pothuajse gjithë ditën, ku parashikohet që vranësirat të pakta të shfaqen pasdite dhe në mbrëmje, por nuk priten reshje.

Temperatura e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme duke ngjitur termometrin deri në 14 gradë C.Rajoni dhe Europa

Aktivizimi i një qendre të fuqishme ciklonare në jugperëndim të kontinentit do të vijojë të prodhojë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në gadishulli Iberik si edhe në jug të
francës.

Po ashtu, vijojnë prezente celulat e vranësirave duke sjellë në brigjet e italisë si edhe gadishullin e Ballkanit reshje shiu ku herë pas here do të jënë në formë shtërngate shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta dominojnë; vendet Nordike, Ishujt britanikë si edhe pjesën më të madhe të vendeve perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME