Categories Lajme

Rruga e Lumit të Vlorës, gati sezonin e ardhshëm turistik/ Impakt në nxitjen e agroturizmit

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen në lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorë, që vazhdon të marrë formë përgjatë tërë gjurmës së saj. Rama tha se “rruga e Lumit të Vlorës po bëhet gati që sezonin e ardhshëm turistik të zbulojë para shqiptarëve e të huajve, një nga thesaret më të bukur natyrorë të Shqipërisë, duke ofruar një udhëtim spektakolar përmes luginave e peizazheve të saj të mrekullueshme”. Kryeministri u shpreh se “kjo rrugë ka nisur ende pa mbaruar, të japë impaktin e saj në nxitjen e nismave të agroturizmit, ndërkohë që pritshmëria e arsyeshme është që të ndikojë në rritjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale me destinacion bregdetin”.

“Këtu dy akse, aksi që lidh Tepelenën me detin dhe aksi që lidh Labërinë komplet duke bërë të mundur që mund të përshkohet rruga nga Vlora deri në bregdet në anën tjetër, në Himarë, me një udhëtim panoramik përmes luginës, fushave e kodrave është spektakël. Plus kësaj, kjo do të nxisë agroturizmin në gjithë këtë zonë turistike brenda maleve sepse është edhe afër detit dhe patjetër që do të nxisë prodhimin se do lidhet shumë më shpejt me nevojën që ka tregu turistik, por edhe përtej”, tha Rama.

Rama shprehu bindjen se do të ketë shumë shqiptarë që do të shkojnë në Himarë nga kjo rrugë. Rruga nga Vlora në Gjorm tani bëhet për 20 minuta dhe nag Vlora deri në Himarë, përmes këtij aksi bëhet për 1 orë e 25 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME