Categories Lajme

Rruga e Lumit të Vlorës/ Projekti që i jep zhvillim të qëndrueshëm zonës në bregdetin e Jugut

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) vijon punimet me ritme të përshpejtuara për “Rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës”. Projekti për investimin në këtë aks rrugor, parashikon t’i japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut, specifikisht në zonën e Lumit të Vlorës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe ridimensionim e sektorit të turizmit si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe rajonale. Ky investim i qeverisë shqiptare dhe me mbështetjen e donatorëve, që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të mundësojë lidhjen e dy rrugëve nacionale (SH4-SH8) dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës.

Rruga e Lumit të Vlorës ka një gjatësi prej rreth 90 km dhe punimet për rikonstruksionin e saj janë organizuar në lote. E lënë në harresë të plotë, kjo rrugë e rëndësishme u projektua nga qeveria në vitin 2016, për t’u përfshirë nga një sërë investimesh bashkëkohore me standardet më të mira që kërkon infrastruktura rrugore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit evidentoi që në fillim të zbatimit të projektit të gjitha hapat e duhura për hartimin e grafikut të realizimit të tij dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm. Kontrata për Lotin I, By Pass Vlorë – Peshkëpi – Gjorm, me gjatësi 23.2 km është lidhur më 24 shkurt 2017. Punimet civile kanë filluar në mars 2017 dhe kanë përfunduar në 29 qershor 2019. Kontrata e punimeve për lotin II_Gjorm – Brataj – Ura e Laskos është lidhur me 17 prill 2019 dhe punimet kanë filluar ne 13 Maj 2019. Ka përfunduar mobilizimi dhe ngritja e kantierit. Punimet po vijojnë kryesisht me gërmime dhe mbushje me zhavorr për trup rruge. Për lotin III_Ura e Laskos – Kuç dhe Ura e Laskos – Qafa e Mbretës është shpallur fituesi për kontratën e punimeve civile. Kontrata do të lidhet sapo të mundësohet financimi gjatë këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME