Lajme

Rruga Nacionale Himarë-Sarandë mbushet me mobilje shtëpish dhe plera

Nga Kryebashkiaku i Himares Jorgo Goro.

Rruga Nacionale Himarë-Sarandë. Nëse njihni dikë që ka ndërruar këto ditë mobiljet e shtëpisë. Apo që ka pirë një kuti me birra… Ju lutem na ndihmoni me kontaktin që ta gjejmë!

Kjo sepse i ka lënë në mes të vendit dhe punonjësit e Bashkia Himarë mund t’ju sjellin sërish tek shtëpia. Për herës tjetër gjithmonë pasi me aksionet intensive të këtyre ditëve, i kemi depozituar aty ku duhet.

Rastet e hedhjes së mbeturinave pa kriter në Bashkinë Himarë, më saktë në një Bashki ndoshta për “guiness” për sa i përket gjatësisë bregdetare, relievit, shpërndarjes dhe mundësive të pakta si një Bashki jo “e madhe”, janë shumta. Nga inertet deri tek sendet e shtëpive, njerëz të ndryshëm, subjekte tregtare deri tek kalimtarët apo turistët sezonal, janë problematika që nuk marrin zgjidhje vetëm me aksione.

Duhet ndërgjegjësim, duhet bashkëpunim. E përsëris, dhe më duhet ta ripërsëris: Himara fillon në Qafën e Llogarasë dhe përfundon në hyrje të Sarandës.

Fillon në Bashkinë Selenicë dhe përfundon kufi me Bashkinë Tepelenë në Lumin e Vlorës. Mundohuni të na ndihmoni se paku duke na mirëkuptuar që Himara nuk eshtë vetëm Dhërmiu apo Palasa…

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: