Categories Lajme

Rruga Orikum-Dukat, impuls turizmit në jug

Ndërtimi i rrugës Orikum-Dukat, njëri prej projekteve strategjike që do të financohet në kuadër të paketës së investimeve “1 miliard”, do t’i japë një tjetër impuls zhvillimit të turizmit në këtë rajon.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ervis Moçka vlerëson impaktin që do të ketë ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

“Është një investim i nevojshëm, pasi zëvendëson rrugën aktuale prej 16 km, e cila është e amortizuar dhe në të cilën lëvizja bllokohet shumë herë për shkak të rrëshqitjeve të terrenit që bllokon dhe rrugën”, tha Moçka.

Rruga e re do të ketë një gjatësi prej 14.7 km dhe do të jetë e kategorisë C2. Kjo, sipas Moçkës, “do të thotë se ky aks do të ketë të gjitha parametrat e sigurisë, me korsi të gjera 3.5 metra etj”.

Rruga Orikum-Dukat, sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë, do të lehtësojë shumë lëvizjen nga Vlora drejt Llogorasë dhe plazheve turistike që gjenden përtej qafës së Llogorasë.

Orikum-Dukat është projekti i katërt i paketës “1 miliard”, dhe forma e investimit do të jetë përmes formulës Partneritet Publik Privat, ku paratë do t’i japë fillimisht kompania që do të dalë fituese në tender, e do të shlyhen në vite nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin prej 6% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjikuria”, sh.p.k. për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat për projektin e rrugës “Porti i jahteve – bay-pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

Vitet e fundit, zona e bregdetit jugor ka qenë pjesë e një plani për rinovimin e përgjithshëm të infrastrukturës për të nxitur zhvillimin e turizmit bregdetar në këto zona.

Rruga nga Orikumi në Dukat aktualisht ka një gjatësi prej 16 km dhe paraqet shumë problematika, ndërsa shpejtësia mesatare në këtë aks nuk i kalon 40 km/orë. Aksi ka shumë pika rreziku që janë burim aksidentesh, sidomos zona që kalon përmes fshatrave, çka do të thotë se gjatë sezonit turistik pushuesit bllokohen vazhdimisht./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME