Lajme

Rruga Peshkëpi-Selenicë është investimi më i fundit që bëhet pjesë e korridorit të ri të Lumit të Vlorës

Rruga Peshkëpi-Selenicë është investimi më i fundit që bëhet pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës.

E zgjeruar dhe e rikualifikuar cilësisht, kjo rrugë do të lidhë banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit dhe qytetin e Vlorës .

Gati 75% e punimeve kane perfunduar tashme dhe pritet qe per 2 muaj puna te perfundoje. Per perfaqesuesin e firmes Ermal Elmazaj punimet deri me tani kane ecur me nje ritëm të mirë duke theksuar qe brenda 2 muajve rruga te jetë gati për banorët e zonës.

Kjo rrugë do të bëhet pjesë integrale e aksit tashmë komplet të hapur e drejt përfundimit të Lumit të Vlorës, në mënyrë që edhe Selenica si pjesë e kësaj zone kaq fantastike, të integrohet në jo thjesht rrugën e një lëvizjeje, por rrugën e një zhvillimi të ri që do marrë gjithë kjo zonë si rezultat i heqjes së bllokimit dhjetëra vjeçar, për shkak të mungesës së aksesit në rrugë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close