Lajme

Rrugët e harruara në Selenicë, shumë fshatra si në mesjetë

Rrugët në Selenicë të vlorës janë khyer në makth për qytetarët atje. Banorët e disa fshatrave lidhëse me qytetin ankohen se bashkia nuk ka bërë asnjë investim duke i lënë ato si në mesjetë. Premtimet e pushtetarëve kanë qenë të shumta në kohë fushate e më paspremtimet dhe drejtuesit qëndror e vendor janë harruar. Segmenti rrugor që lidh fshatrat Mallkegj-Gërnec- Amonicë me qytetin e Vlorës nuk është më shumë se 15 km dhe është lënë në gjendje të degraduar. E krijuar në kohën e kooperativave, që prej sistemit komunist në këtë rrugë nuk është bërë më asnjë investim.

“Situata përkeqësohet në ditët me rreshje shiu ku segmenti rrugor mbulohet nga balta dhe pellgjet me ujë të ndotur,” raporton gazetari i Ora News. Rruga është aq e keqe sa nuk përshkohet dot me makina. “E shikoni vetë çfarë situate është. Këtu ecet me kafshë për shkak të rrugës. Është copë-copë.

Ka rreth 37-40 vjet që nuk është bërë ndërhyrje. këtu dhe traktori mezi ngjitet e jo më mjetet. Është problem,” thanë banorët. Banorët thonë se premtimet e pushtetarëve kanë qenë në çdo fushatë elektorale por në realitet nuk është bërë asgjë. “Me dhjetëra herë është bërë, ka folur deputeti, kryeministri, kryetari i Bashkisë e asgjë,. Vetëm gënjeshtra. se ku do të shkojë gënjeshtra, nuk i dihet. S’po na vijnë fondet sot, s’po na vijnë nesër,” thonë ata. Madje sipas tyre shumë janë larguar si pasojë e mungesës së infrastrukturës”Problemi kryesor i largimit të personave nga zona, është rruga. Është për ibret të zotit,” thotë banori.

Segmenti rrugor me këtë problematikë fillon ng Vllahina, në Gernec, Mallkeq, Lezhan dhe Amonicë. Më pas me anë të Amonicës lidhet me Sevasterin dhe përfundon në rrugën e Lumit të Vlorës e cila të lidh me Himarën Dhërmiun dhe Sarandën fshatra që janë pjesë e bashkisë selenicë drejtuar nga Pëllumb Binaj. Të kontaktuar përfaqësues të bashkisë tregojnë se i mungojnë fondet për rehabilitimin e rrugës dhe e cilësojnë si aks nacional dhe investimi i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Fondit të Zhvillimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close