fbpx
Lajme

Ruçi, mesazh urimi me rastin e 71-vjetorit të themelimit të RP të Kinës

Me rastin e 71-vjetorit të themelimit të RP të Kinës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të RP të Kinës, Li Zhanshu.

“Me rastin e 71-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të përzemërta e miqësore për popullin kinez, Asamblenë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës dhe Ju personalisht”, shprehet Ruçi.

“Unë jam i bindur, dhe besoj që këtë bindje ndani edhe ju,  që bashkëpunimi shumë i mirë midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës do të zgjerohet e forcohet më tej në të ardhmen”, tha Ruçi.

“Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të kontribuojë për fuqizimin  dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes popullit shqiptar dhe popullit kinez”, theksoi ai.

“Me dëshirën time të madhe për rritjen e bashkëpunimit, kontakteve dhe dialogut të drejtpërdrejtë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës, më lejoni t’ju përsëris ftesën time për vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për ju.”, përfundon mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button