Categories Lajme

Rudina Hajdari nuk heq dorë listat e hapura: Do më shantazhojnë! Anëtarët e Këshillit luftojnë për interesat e kryetarëve

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari është shprehur se përfaqësuesit e partive politike në Këshill po luftojnë për interesat e kryetarëve të partivë të tyre, teksa u shpreh e bindur se askush unk do të mund ta shantazhojë apo kërcënojë për hapjen e listave.

Fjala e Rudina Hajdarit: Lista fituese të përcaktohet nga votat e qytetarëve jo nga kryetari. Ndërkohë shikoj që opozita jashtëparlamentare ka mbështetur këtë propozim. Gjiknuri vazhdon me qëndrimin se propozimi i tyre mbështet listat e hapura, gjë që nuk është e vërtetë. Qytetarët shqiptarë janë ata që do të përzgjedhin kandidatët e tyre.

Pra propozimi i opozitës parlamentare është që listat të jenë të hapura 100% me kandidatët me një rend alfabetik dhe subjekti zgjedhor të shohë se kandidatët që marrin më shumë vota të shkojën në parlament. PS vazhdon i mëshon po të njëjtit propozim dhe ju e shihnni qartë që po i bëjnë hile shqiptarëve për ti shitur sapunin për djathë.

Por nuk e bëjnë dot, nuk i gënjejnë dot. Premtimet që i bëj i marr seriozisht. Anëtarët e këshillit kryesisht cojnë përpara apo luftojnë për interesat e ngushta të kryetarëve të tyre. Kjo histori duhet të marrë fund. Unë nuk do negocioj, nuk bëj asnjë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Do të bëj cdo sakrificë për listat e hapura. Nuk mund të më shantazhojnë. Dua që listat e hapura të jenë 100% dhe boll më me kryetarë që përcaktojnë ata deputetë që i servilosen ditë e natë. Shqiptarët janë të lodhur dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën për zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME