Categories Lajme, Politike

Rudina Hajdari: Pas 90% të ligjeve fshihet një biznesmen

Deputetja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka bërë akuza ndaj mazhorancës nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se për 90% të ligjeve që miratohen në Parlament fshihet një biznesmen. Gjatë fjalës së saj, deputetja Hajdari akuzoi edhe deputetë të opozitës, për të cilët tha se ngrenë kartonin jeshil për të marrë pjesën e tyre.

“Kam ardhur të flas për atë që u diskutua dje, për Këshillin Politik. Ne diskutuam bashkarisht çështje që në fakt nuk përfshijnë atë që është kryesorja, ndryshimi i sistemit. Ju garantoj që ndryshimi i sistemit është kauza më me vlerë e këtij vendi sot. Ky Parlament kalon ligje, 90% të ligjeve që kalojnë këtu fshihet një deputet që pas atij deputeti ka një biznesmen. Pas atij biznesmeni ka një kompani. Pas atij ministri ka një biznesmen tjetër, ka një kompani që do të shesi pronat, burimet natyrore në këtë vend, të bëjë pazare, dhe asnjëherë në këtë parlament nuk bëhen ligje për ata njerëz që sot luhet me taksat e tyre çdo ditë. Ka po ashtu dhe ata opozitarë që duan një llokmë të kësaj gjëje. Mos bëni opozitë duke dashur llokma. Unë nuk bëhem kurrë pjesë e asaj opozite.

Politika është për të dhënë shpresë. Politika është ndryshe. Sot ne duhet ta bëjmë këtë gjë, ta çojmë këtë mision deri në fund, të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Është e rëndësishme që në këtë parlament të vijnë njerëz që përfaqësojnë qytetarin dhe jo biznesmenin. Nuk do jem kurrë mashtruese në këtë vend. Nuk do dal me asnjë qindarkë më shumë nga ky vend. Edhe pse do kem shumë njerëz që do më luftojnë, por ama dijeni mirë që qytetarët shqiptarë do ngrenë sytë dhe do më shikojnë dhe do e kuptojnë shumë mirë që unë quhem Rudina Azem Hajdari dhe kjo do shkojë deri në fund, amaneti i tij do shkojë deri në fund. Mos e harroni kurrë”. Rudina Hajdari foli edhe për Teatrin Kombëtar, dhe i bëri thirrje qeverisë dhe mazhorancës që të tërhiqet nga shembja e godinës.

“Sapo më erdhi një lajm që në fakt ka të bëjë me një taktikë që njihet tashmë e mazhorancës, që ka të bëjë me Teatrin Kombëtar. Nesër është thirrur një takim në Këshillin Bashkiak pikërisht për të miratuar një vendim për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Tërhiquni nga ky vendim sepse ju e dini fare mirë që është një godinë e shenjtë dhe duhet ruajtur”. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME