Lajme

Rumania i fal Shqipërisë 150 mijë doza vaksina anti-Covid, Balla: Mirënjohje për ndihmën!

Shumë shtete janë solidarizuar me Shqipërinë në këtë periudhë pandemie që ka gjunjëzuar gjithë botën. Këtë herë ndihma vjen nga Rumania, e cila do t’i dhurojë Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCOVID.  Këto doza v aksine, që nuk janë specifikuar se çfarë v aksine do të jetë, vjen si ndihmë për vendin tonë për të përballuar situatën me pandeminë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka shprehur mirënjohjen për këtë ndihmë Presidentit rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën antiCOVID.

“Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona“, shkruan Balla.

Shënimi i plotë: Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i d huruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në l uftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: