Lajme

“Rusia, sulm të drejtës ndërkombëtare”! Rama flet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Lufta në Ukrainë është dhe e jona!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë adresoi edhe situatën e krijuar jo vetëm në Evropë por edhe në të gjithë botën pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“…Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta kombëtare…dhe lakmia për dominim.

Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtuar hidhur….nga një luftë e paprovokuar në Kontinentin Evropian. Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës por eshtë edhe një sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare…Ne do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj.”

Rama se Rusia nuk ka sulmuar vetëm këtë shtet, por të gjithë të drejtën ndërkombëtare.

“Kemi qenë dëshmitar të solidariteti e një domosdoshmërie e gjithë kohshme të nevojës për të punuar së bashku, bota ka njohur përparim, por rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa, kemi qenë dëshmitar i kthimeve pas dhe progresit, kjo ka ndodhur për shkak të katastrofave të shkaktuara nga njeriu, për shkak të politikave të ngushta, nga nacionalizmi, kjo është arsyeja pse ne bëjmë kontrollin e shëndetit të botës. Nëse të angazhohesh ndaj paqes dhe sigurisë, të ruash të drejtën ndërkombëtare, për klimën, nuk nënkupton të përsërisim njëri tjetrin. Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtua, agresioni mizor i Rusisë. Lufta nuk është vetëm kundër Ukrainës, por një sulm kundër të drejtën ndërkombëtare”, tha Rama./m.j

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close