Categories Lajme

Sa antikomunist ke qenë këto 30 vjet?! Pyetja që vuri në siklet Sali Berishën në Shkodër

Sa antikomunist ke qene ti zoti Berisha ne keto 30 vite? Kjo ishte pyetja me te cilen u perball ish kreu i PD Sali Berisha gjate diskutimit te dites se sotme ne foltoren e mbajtur me demokratet e Shkodres.

Gjate diskutimit, e mori fjalen edhe Stela Karafili e cila theksoi se eshte e perndjekur politike.

Stela Karafili: Unë jam Stela Karafili dhe vij nga një familje e të persekutuarve si 90% e prezentëve këtu. Po flas në emër të diasporës sepse unë nuk jetoj në Shqipëri. Me qenë se thatë se keni nevojë për Diasporën, unë kam dy pyetje për ju. Meqë vetë na i rreshtuar vlerat e Partisë Demokratike, dua t’ju kujtoj se statuti i PD-së, në nenet e para thotë që do të merret me de-komunistizimin e shoqërisë shqiptare vazhdimisht.

Ju keni qenë Presidenti i vendit dhe kryeministri vendit tonë. Sali Berisha, sa antikomunist ka qenë gjatë këtyre 30 viteve. Nëse për 45 vite janë shkelur të drejtat e të gjithë shtetasve shqiptarë, realisht si nga PD dhe PS, kjo e fundit e dimë që rrënjët i ka nga komunizmi, si është e mundur që eshtrat e familjarëve tanë nuk gjenden?

Berisha: Në vitin 1995, PD ishte partia e parë në Europën ish-komuniste miratoi ligjin e dënimit të gjenocidit komunist. 10 vite pas nesh e ka miratuar Polonia këtë ligj. Me këtë ligj janë dënuar 75 eksponentë. Viktimat e komunizmit janë në numër më shumë se ato të nazizmit.

Mbi 100 milionë. Nuk u bë Nuremberg për komunizmin. Nëse për nazizmin u organizua gjykata ndërkombëtare, për nazizmin kjo nuk u bë. Ligjin nuk e pëlqyen. Diktaturë si kjo në Shqipëri nuk ka pasur askund në Europë. Kemi miratuar edhe ligjin e … Mijëra prokurorë u larguan nga detyra.

Me dekret Presidenti u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. Përcaktuam dëmshpërblim, për njohjen e dëmit që i është bërë të burgosurve politikë. Asgjë që u është dhënë si dëmshpërblim, nuk ka qenë gjë tjetër veçse djersë dhe mundi i tyre.

Lista e veprave të ndërtuar nga të dënuarit është e jashtëzakonshme. Përcaktuam sapo erdhëm në qeveri dëmshpërblim 18 dollarë dëmshpërblim. Qeveria socialiste që erdhi në 97 i ndërpreu dhe nxori nga burgu ata që u dënuan për krimet e komunizmit. Lidhur me të zhdukurit..

Stela Karafili: Problemi kryesor për gjitha të këqijat janë krimet e komunizmit. Unë jam fëmijë i viteve 90. Unë e di shumë mirë të dish çfarë do të thotë të mos shkosh në sport se silleshin bandat. Në vitet 90 ky sistem ka gjeneruar breza që sot nuk dinë të shkruajnë.

Duhet të zbatohen ligjet. Ju duhet të filloni duke u marrë me krimet e komunizmit që të keni dhe vërtetësi si Parti Demokratike.

Berisha: Të lutëm jepja mikrofonin. Ju lutem. Nuk prish punë. Të lutem jepja mikrofonin. Prit Stela merre. Ta dëgjojmë. Çështja që Stela shtron është më e dhimbshmja e shoqërisë sonë ndër vite, ta dëgjojmë.

Stela Karafili: Njerëzit kanë pak probleme me termin e demokracisë. Bëhet fjalë për të ardhmen e brezave.

Berisha: Shumë drejtë e ke.

Stela Karafili: Keni fëmijë, mbesa e nipa, duhet që t’i mbushni mendjen brezave që të rikthehen në Shqipëri. Jo t’ia hiqni mikrofonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME