Lajme

‘Sa do ti, 500 milionë?!’, Rama zbardh debatin me fermerët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi që pati paraditen e sotme me fermerët në Kuvend, me të cilët thotë se ka pasur një bisedë të dobishme, edhe më shumë se ato që zhvillohen në sallën e Kuvendit.

Gjatë takimit, Rama tha se me fermerët u ra dakord që skema e ndjekur derimë tani, ku TVSH e eksporteve iu lehtësohej eksportuesve rezultoi të ishte e gabuar.

“Debati në Kuvend me një grup fermerësh nga protesta dhe drejtuesin e tyre, kandidat për deputet i PD-së, ishte shumë më konstruktiv e i dobishëm se sa debatet në sallën e parlamentit, ku debatet sundohen nga akuzat, shpifjet e sharjet me natyrë personale.

Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri.

Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin.

Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me probleme’, shkruan Rama në postimin e tij.

Debati: Fermeri: Aktualisht kam 40 milionë lekë pa shlyer

Rama: Çfarë kërkoni?

Fermeri: Duhet që të jetë një kontroll të çmimeve të farave

Rama: Domethënë paskemi të njëjtin hall, ai 6% nuk shkon te ju. Tani, një sekondë, çfarë ka ndodhur konkretisht, pse e kemi bërë këtë ne dhe pse do ta ndryshojmë, sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë. Kur shet tek e tek, shet për të mbijetuar jo për të bërë biznes. Grumbulluesit kanë marrë mbështetje nga kjo qeveri ndër vite për ato investime që kanë bërë. Kanë bërë pikat e grumbullimit me investim të përbashkët. Nuk e kanë luajtur rolin që të sjellin atë 6% te ju? Jemi dakord?

Fermeri: Jo nuk jemi dakord, 30% e fermerëve nuk kanë porositur fidanë këtë vit

Rama: Po të ishte se gjendja është uniforme për të gjithë do të isha dakord me ju. Nga Janari këtë vit deri tani është eksportuar më shumë se në 2019, është çështje organizimi dhe çështje që paraja të çohet në drejtimin e duhur. Janë 9 milionë dollarë që është dhënë për eksportet. Unë flas çfarë heqim ne nga buxheti jonë për ju. Janë 9 milionë të cilat ne nuk do ti japim më në atë formë, por nuk do të ikë nga bujqësia, madje është dyfishi sot, për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Nuk shkon dot tek e tek, do të shkojnë te modelet që ndihmojnë këta.

Fermeri: 9 milionë dollarë është vetëm 6% që iu shkonte pikave të eksporteve, ne themi që duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne. E para është pak…

Rama: Nuk është 9, por është 32 milionë, më thuaj tani si e mendon ti këtë 32-shit

Fermeri: Ne nuk jemi dakord me 32

Rama: Po sa do ti, do 500, aq dua edhe unë. Kjo skemë që ne kishim nuk ka bërë efektin që ne donim, është koha për ta ndryshuar. Unë jam gati që të ulem prapë me ju, për atë masë buxheti që kemi në dispozicion të ulemi dhe ta diskutojmë, këtu nuk ka PD PS, këtu është çështja juaj.

Fermeri: Ne nuk kemi ekspertë për tokën, çfarë hedhim, unë nuk jam biolog që ta di, nuk dimë çfarë po mbjellim, pesticidet, kam harxhuar 2 milionë lekë. Për shifra unë nuk marr vesh.

Rama: Jo mo jo, merr vesh ti. Qëllimi është të formalizojmë sektorin.

Fermeri: Ne te ju i kemi shpresat . Rama: Ne që javën tjetër do të ulemi me ju, po ta ngarkojmë ty meqë je më i angazhuar, hajde ulemi pa zhurmë dhe flasim me argumente.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: