Categories Lajme

‘Sa qesharakë dukemi të gjithë, përballë Arjan Salës!’

Nga Dom Gjergj Meta

Të zhytur në problemet e mëdha të tranzicionit, në kakofoninë e politikës së përditshme që e thithim pandërprerë si ajrin e ndotur, të retorikës dhe propagandës boshe rreth arritjeve apo premtimeve të mëdha, të kësaj flame që po merr jetë e na ka bllokuar jetën, papritur, këtë rutinë tonën anestizuese, e ndërpret Arjan Sala.

Djaloshi me shikim të qetë, roja i sigurisë, i cili ka humbur jetën në një qendër tregtare, duke u munduar të fikë zjarrin për të shpëtuar ata që punonin aty, u bë menjëherë heroi ynë. Sa të nevojshme e paskemi pasur sakrificën e këtij njeriu për t’u zgjuar, por paradoksalisht edhe për të shpresuar.

Arjani, falë Zotit ka një emër e një fytyrë, zuri ëall-et e rrjeteve sociale, kur ende nuk dihej fati i tij, si për t’i treguar botës se sa ngutshëm kemi nevojë për heronj, ndokush e vuri foto profili, dikush tjetër i thuri dy fjalë zemre. Ka diçka të pastër qelibar në këtë histori, diçka të pazhyer, të pa bërë pis, si një lloj qengji Pashkësh, i patëmetë. Arjani shpëtoi disa njerëz me gjestin e tij, por na shkundi edhe ne të tjerëve duke na thënë se ka ende njerëz në këtë vendin tonë.

Ne nuk e njihnim Arjanin, nuk e dinim se kush ishte. E ai do të vazhdonte të zgjohej herët, të shkonte në punë, të kthehej prej saj për te familja e fëmija i tij i vogël dhe ne nuk do të dinim gjë prej gjëje për të, nëse ai zjarr i mallkuar nuk do të binte apo sikur ato investime propagandistike për zjarrëfikëse të ishin efektive.

Madje as njerëzit që punonin me të, të cilët ai edhe i shpëtoi, nuk e dinin se kishin aty një engjëll mbrojtës. Arjani dhe shumë të tjerë janë njerëz të këtillë, të pazhurmshëm, që nuk zënë asnjë hapësirë më shumë sesa hapësira e vet, që nuk zhvasin vëmendje çdo ditë duke e paguar atë vëmendje me para ose dinjitet.

Arjani zgjoi brenda nesh atë dëshirë të madhe që kemi të gjithë për t’iu gjendur pranë njëri-tjerit. Papritur, ai ngacmoi ato ndjenja të mira që të gjithë i kemi brenda nesh, të cilat ose i harrojmë, ose mpihen nga e përditshmja frenetike apo shpesh nga dembelia jonë.

Sa qesharak të duket vetja përballë Arjanit, sa qesharake na duket ajo ndjenjë madhështie, herë e fshehur e herë e thënë me zë të lartë “më të mirë se ne nuk ka”. E ja pra që paska!

Arjan, një Zot e di se ç’po ndjejnë njerëzit e tu! Nuk do doja ta provoja kurrë. Por nëse të ngushëllon apo i ngushëllon disi, ti u bëre heroi i çdo shqiptari të mirë që e do vendin e tij dhe njerëzit që ka afër! Faleminderit Arjan!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME