BotaLajme

“Sa të të shpëtoj, do të të blej çokollatë”/ Momenti emocionues kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat të miturin

Një video emocionuese është bërë publike nga Turqia, teksa ekipet e shpëtimit vijojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, pas tërmetit 7.8 ballë.

Videoja tregon teksa një djalë i vogël që kishte mbetur mes rrënojave bisedon me anëtarët e ekipit të shpëtimit, të cilët duan ta mbajnë të vetëdijshëm për sa kohë përpiqen ta shpëtojnë.  Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana.

“Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close