Categories Lajme

Saimir Tahiri do të flasë nesër para mediave

Pas disa muajve heshtje dhe ‘furnizim’ të mediave vetëm me foto të udhëtimeve të tij, të kalit apo të të birit, Saimir Tahiri rikthehet nesër në një konferencë për mediat. Në oën 10:30 ai do të takohet me gazetarët në hotel ‘Rogner’. Paraprakisht nuk dihet se çfarë do të thotë ai, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi shtyrjen e afateve të hetimit me tre muaj të tjerë.

Burime të rezervuara,thonë se Saimir Tahiri ka një letërporosi apo dokument nga pala italiane, sipas së cilit rezulton që ai nuk është i përfshirë në përgjimet e grupit të Habilajve. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë, pasi ende nuk dihet me siguri se për cilën pjesë të hetimit janë shprehur italianët, duke qenë se kemi të bëjmë me një dosje shumë komplekse.

Nëse ish-ministri i Brendshëm rezulton jo i përfshirë në trafik droge për italianët, ky zhvillim pritet të ndikojë edhe në hetimet e palës shqiptare, të cilat janë mbështetur kryesisht në përgjimet e agjencive përtej adriatikut. Sidoqoftë duhet të presim nesër vetë Tahirin,  për të mësuar se çfarë ai ka për të thënë kësaj here.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME