Categories Lajme

Salçiçja që fundosi pas 10 vitesh shqiptarin në Gjermani

Të vjedhësh një shtëpi është një punë mjaft e lodhshme kur e mendon, ndaj dhe është normale të të kapë oreksi.Por është mirë që të shmangni çdo copë ushqimi që mund të ndodhet në skenën e krimit pasi policia mund t’ju identifikojë nëpërmjet saj, edhe vite më vonë kur mendoni se i keni shpëtuar krimit. Media “Lad Bible”, shkruan se një kriminel në Gjermani është kapur thuajse një dekadë më vonë pasi grabiti një shtëpi, sepse konsumoi një copë salçiçeje.

Në vitin 2012, policia nisi hetimet në një shtëpi që ishte vjedhur në qytetin e Gevelsberg, të Gjermanisë, teksa grabitësi ishte zhdukur prej kohësh. Por ata arritën ta kapnin atë vetëm nëpërmjet një cope salçiçeje që dyshohej se ishte ngrënë nga ai dhe më pas ishte hedhur. Një dekadë më vonë, nga një mostër e ADN-së që u mor nga fragmenti i salçiçes, u identifikua një 30-vjeçar shqiptar si personi që kishte kafshuar salçiçen gjatë grabitjes.

Ai ishte arrestuar edhe më parë për dhunë dhe policia i kishte marrë një mostër të ADN-së që ishte futur në bazën e të dhënave ndërkombëtare. Si rezultat, ata arritën të vërtetojnë që ADN-ja e gjetur në salçice përputhej me atë të mëparshmen, gjë që i lejoi ata të gjenin autorin e grabitjes që daton në Mars të 2012.

Sipas policisë, ADN-ja ishte marrë fillimisht nga ekipi mjeko-ligjor në Nordrhein-Westfalen, i cili tani ka rihapur çështjen e vjedhjes dhe duan ta ekstradojnë 30-vjeçarin shqiptar nga Franca në Gjermani, ku hetimi vazhdon. Pra, ADN-ja është mjaft e dobishme në zgjidhjen e krimeve, madje edhe ato historike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME