Categories Lajme

Salianji: LSI do merrte edhe më pak vota po të ishim në një listë

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji ka folur në një intervistë televizive rreth rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në lidhje me mundësinë nëse PD dhe LSI do të hynin bashkë në zgjedhje do të merrnin më shumë vota, ai është përgjigjur se nuk do të ndodhte një gjë e tillë. “E menduam se maksimalizimi i votës vinte në dy lista. Se LSI ishte parti që vjen nga e majta. Ndërsa PD është e djathtë. Nëse partitë në koalicion që janë me ne kanë marrë shumë pak vota nëse do ishin më vete do kishin marrë akoma më shumë”, tha ai.

“Qytetarët kanë qenë nën presion. LSI ka qenë nën represion. Nëse LSI do kishte qenë në të njëjtën listë me PD nuk do kishte marrë numrin e njëjtë të votave. Do kishte qëndrim ndryshe”, theksoi Salianji. Ai shtoi se, PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të ankimuar këto zgjedhje. Salianji tha se ka zona ku për pak vota ndahen mandatet. “Nëse ikin 4 mandate tek një parti shkohet në thuajse barazim”, tha Salianji, duke shtuar se,  “numri i votave të pavlefshme është shumë i madh”. “Me aq sa dimë në çdo qark kemi vjedhje dhe blerje masive të votës. Kemi bërë denoncime dhe kallëzime në SPAK pafundësisht”, tha Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME