Categories Covid-19, Lajme

Sallabanda jep njoftimin e rëndësishëm: Se vaksina kineze nuk ka dokumentacion, por është përdorur në shumë vende

Mjeku Kita Sallabanda u shpreh se vaksina kineze nuk ka një dokumentacion, por në disa vende ka treguar se është efikase kjo vaksinë. Ai theksoi se është më mirë që qytetarët të vaksinohen se sa të mos vaksinohen fare.

“Dokumentacioni i Sputnik V është duke u shqyrtuar, ndërsa sa i përket vaksinës kineze, nuk ka një dokumentacion për këtë vaksinës, dhe prandaj nuk mund të jepet një opinion në raport me të. Si vaksinë ajo është përdorur në shumë vende si Turqia apo në Amerikën Latine. Sigurisht nuk është përdorur në vendet e BE-së dhe në SHBA.

Unë nuk mund ta them se vaksina është efikase apo jo. Ata që e kanë bërë tregojnë për një efikasitet 70-80%. Por kemi shifrat të ndryshme të kësaj vaksine nga shtete të ndryshme.

Prandaj nuk mund të jepet leje për tu përdorur derisa të jepet një dokumentacion nga autoritetet kineze gjë të cilën nuk e di pse nuk e japin. Në këtë pikë bazohemi vetëm në rezultate dhe nuk mund të japim një opinion të saktë. Në shumë vende që nuk janë marrë vaksinat e mira le të themi, është marrë vaksina kineze.

Sigurisht që është më mirë që të merret një vaksinë se sa pa vaksinë fare. Sipas studimeve është vërtetuar se ata që kanë marrë vaksinat formojnë një imunitet mbi 60% dhe kapaciteti i atyre që kanë bërë vaksinën nuk e transmetojnë virusin në këtë nivel”, u shpreh Sallabanda për Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME