Categories Lajme

Samir Mane banesë për motrat e sëmura, Stop e Fundjavë Ndryshe ndërtojnë shtëpi për familjen Goma

Emisioni Stop në Tv Klan, së bashku me fondacionin Fundjavë Ndryshe kanë ndihmuar familjen Goma që jeton në fshatin Funarës të Librazhd. Deri më sot kjo familje jetonte në kushte të mjerueshme.

Kryefamiljari vuan nga hernia diskale, dhe prej kohësh nuk ngrihet dot nga shtrati. Kanë dy vajza të vogla, Andiletën 7 vjeç dhe Olivian 3 vjeç. Por Stop dhe Fundjavë Ndryshe mundësuan një shtëpi të re, te madhe dhe me kushte shumë të mira.

Por përveç familjes Goma rasti i së cilës mori zgjidhje, Stop ka apeluar për ndihmë edhe për familjen Çokaj në fshatin Grudë-Fushë të Malësisë së Madhe, ku jetojnë Mine Çokaj 76 vjeçe, Dushe Çokaj 72 vjeçe dhe Zuke Çokaj 64 vjeçe. Mine dhe Dushe, dy motrat e mëdha, që në moshë të hershme janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

E vetmja përkujdesje i ka ardhur nga motra e tyre e vogël, Zukja, e cila ka sakrifikuar jetën e saj për të qenë pranë motrave. Por edhe shëndeti i 64-vjeçares është rënduar së tepërmi. Dy motrat e mëdha çdo ditë dalin te varrezat e fshatit, duke lypur për pak lëmoshë.

Ndërsa banesa ku jetojnë është në gjendje skandaloze, duke mos i plotësuar as kushtet më minimale. Por edhe për këtë familje ka një lajm të mirë. Sapo ky rast u denoncua në emisionin Stop, i pari që reagoi ishte biznesmeni Samir Mane, i cili mori përsipër blerjen e shtëpisë për tre motrat Cokaj.  /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME