Lajme

Samiti i 6 dhjetorit, analistët: Mbështetje për Shqipërinë, protesta mjet legjitim

Samiti i 6 dhjetorit, që do të sjell në Tiranë liderët e BE, të gjithë bien dakord se është një ngjarje e rëndësishme, që do e kthejë vëmendjen e Europës nga vendi ynë.

“Ka një mesazh politikë të vetvetë, që tregon mbështetje në rrugën e integrimit dhe politikat që ka ndjekur deri më sot. Është e rëndësishme dhe njohja nga afër e Shqipërisë, jo vetëm pjesa zyrtare por dhe qytetarët”, thotë Gledis Gjipali.

Por ka interpretime të ndryshme kur bëhet fjalë për ngjarjen paralele po atë ditë, protestën e Sali Berishës.

“Mendoj se është një ide strategjike e opozitës. Është një ide e mire e opozitës për të tërhequr vëmendjen mbi problemet e demokracisë dhe të korrupsionit”, thotë Ermal Hasimja.

“Është çmenduri, një veprim i dëshpëruar që kërkon të shantazhojë bashkësinë ndëkrombëtare”, shprehet Mentor Nazarko.

Nazarko rendit disa arsye, që sipas tij e kanë çuar Berishën të dalë në rrugë më 6 dhjetor.

 “Në rastin më të keq, synon të anulojë samitin. Format e tjera të komunikimit janë të shteruar”, thotë analisti.

Ai e lidh protestën dhe me fatin ende të papërcaktuar të drejtimit të PD-së.

“Është një shantazh pasi ai i mendon se ndërkombëtarët se influencojnë vendimmarjen”, thotë Nazarko.

Tjetër panoramë të qëllimeve dhe të pasojave sheh politologu Ermal Hasimja.

“Opozita do të marrë vëmendjen, për të treguar që Shqipëria ka probleme dhe për të ndërgjegjësuar. Është një insturment normal, ndodh kur ka samite”, thotë Hasimja.

Megjthatë, Gledis Gjipali, njohës i marrëdhënive ndërkombëtare, thotë se Samiti tejkalon Tiranën.

“Është për t’i çuar mesazh Serbisë dhe Bosnjës që duhet të ndjekin politikën e BE per sanksionet e rusisë”, thotë ai.

Samitin i liderve të BE dhe të rajonit, e po ashtu protestën, pritet ta ndjekin qindra gazetarë të mediave të huaja. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close