Categories Lajme

Samiti më 9 dhe 10 dhjetor/ Kosova pa ftesë në takimin e lartë për demokraci të organizuar nga presidenti Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritës i takimit të lartë për demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin janë ftuar mbi 100 shtete të botës, por jo edhe Kosova.

Ndonëse, administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e vendeve pjesëmarrëse në takimin që do të zhvillohet virtualisht, të premten portali amerikan “Politico” publikoi listën e 100 shteteve pjesëmarrëse.

Në mesin e tyre nuk është Kosova sikurse as Serbia dhe Bosnja, ndërsa të ftuara janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në mesin e atyre që nuk janë ftuar sipas Politicos, është edhe Hungaria.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë tha se takimi i lartë për demokraci i “është një nga shumë nismat amerikane e përqendruar në çuarjen përpara të demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut gjithandej botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë”, tha zëdhënësi.

Ai nënvizoi se “sikundër e ka theksuar edhe presidenti Biden në video adresimin e tij të muajit gusht, Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm gjatë 20 viteve të fundit’ në ndërtimin e një demokracie shumetnike dhe të qëndrueshme.

Si partnere e palëkundur e Kosovës, SHBA-ja mbetet e përkushtuar që të punojë me Kosovën në forumet tjera për të çuar përpara dhe fuqizuar demokracinë, për të parandaluar rrëshqitjen demokratike, për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut, dhe për të luftuar korrupsionin, me qëllim që bashkë të dëshmojmë se demokracitë angazhohen për nevojat e qytetarëve të tyre”, tha zëdhënësi i ambasadës amerikane. Megjithatë, njoftimi se Kosova nuk është ftuar në takim, nxiti reagime të një pjese të opozitës dhe vëzhguesve të pavarur që e vlerësojnë këtë si të dëmshme për Kosovën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se mungesa e ftesës “duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me SHBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit”. Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës rreth kësaj çështjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME