Lajme

Sapo e punësoi/ Menaxherja sheh nga kamerat reagimin e së resë teksa ajo largohet nga kompania

Xhiron e rrjetit po bën një video në të cilën shihet një vajzë e cila largohet nga zyrat e kompanisë që sapo është punësuar. Ajo shfaqet në parkinkun e kompanisë, shef nëse është vetëm dhe fillon të kërcejë. Por, a e dini se çfarë është edhe më gallat në të gjithë këtë histori? Se videoja që ilustrohet në vijim është publikuar nga punëdhënësja e re e vajzës, Dakara Spence, të cilës i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë reagimin i saj.

“Sapo punësova këtë vajzë të re dhe kjo ishte “përgjigja” e saj”-ka shkruar menaxherja në instagram. Videoja tashmë ka mbledhur gati 1.5 milionë shikime, ndërsa e ka parë edhe vetë protagonistja e cila tha “Më duhej ta bëja! Mendova se askush nuk po më shikonte! Isha gabim. Sidoqoftë, faleminderit shumë.”

Në videon e saj, Kallayah shpjegoi se nuk e kishte idenë se ishte bërë virale derisa një mik e telefonoi dhe e informoi. Madje ajo e quajti “bekim” menaxheren e saj të re dhe shtoi: “Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse për mundësinë që më dha”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close