Konkursi i bukurisë në Afrikë ishte gati për të përfunduar në tragjedi. Koka e Dorcas Kasinde mori flakë pak minuta pasi u shpall më e bukura e Afrikës për vitin 2018. Mendohet se fishekzjarret që u hodhën në skenë për të festuar fitoren e Dorcas i shkaktuan zjarrin në kokë.
Fatmirësisht, nuk pësoi asnjë dëmtim serioz. Përvec kësaj situate Miss Congo, Dorcas Kasinde përfitoi 35 mijë dollarë dhe një makinë sportive sepse u shpall Miss Afrika 2018.