Lajme

Sara, 25-vjeçarja nga Vlora po shkon drejt përmirësimit! 

Sara po shkon drejt përmirësimit!  Postim i deputetit Vullnet Sinaj. Miqtë e mi, për t’ju përgjigjur shqetësimit publik dhe apelit në rrjetet sociale, shkova e vizitova vetë në QSUT, 25-vjeçaren nga Vlora Sara Alushaj.

U gëzova shumë kur në komunikim të drejtpërdrejtë me mjekët, mësova se Sara jo vetëm nuk rrezikon jetën, por ka një përmirësim të dukshëm dhe po shkon drejt rikuperimit të plotë.

Falenderoj drejtorin e QSUT, Enkelejd Jotin dhe nëndrejtorin Saimir Xhepi të cilët më mirëpritën dhe më informuan për situatën e vajzës së shtruar në spital.

Mirënjohje dhe respekt për profesorin e njohur të shërbimit të Hematologjisë, Arben Ivanaj dhe doktoreshën Alma Çili, të cilët kujdesen çdo moment për pacienten.

Ata më dhanë lajmin e mirë se Sara po e merr veten shpejt, këto ditë do të dalë nga spitali dhe së shpejti do ta kemi mes nesh. Shërim të shpejtë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: