Lajme

Sarand, Ka ndodhur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku ka mbetur i p lagosur një biznesmen dhe një turist shqiptaro-amerikan.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se biznesmeni i p lagosur është  35-vjeçari Spiro Iljadhi,  ndërsa identiteti i turistit 33-vjeçar të plagosur nuk është bërë me dije.

Ky i fundit është plagosur teksa po kalonte rastësisht në zonën ku autorët qëlluan me breshëri automatiku drejt biznesmenit. Biznesmeni ka marrë plagë në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë.

Autorët qëlluan me rreth 20 plumba në drejtim të 33-vjeçarit, dhe më pas janë larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Turisti i plagosur u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Detaje të reja janë zbardhur nga p lagosja e biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Informacionet e para kanë treguar se 35-vjeçari është q ëlluar në bark dhe ka d ëmtim të zorrëve. Mësohet se ai është në sallën e operimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku u p lagos biznemeni dhe një  turist shqiptaro-amerikan. , i cili u p lagos a ksidentalisht. Ky i fundit po trajtohet në Sarandë, pasi gjendja e tij është jashtë r rezikut per jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: