Categories Lajme, Turizëm

Saranda, destinacioni i preferuar turistik/ Gurma për ATSH-në: Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë periudhës qershor-gusht pati një numër të lartë vizitorësh, por në krahasim me vitet e kaluara ky numër ishte më i ulët për shkak të pandemisë COVID-19. Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha për ATSH-në se “në periudhën qershor-gusht Saranda u vizitua nga 200-220 mijë turistë vendas e të huaj. Ky numër krahasuar me vitet e kaluara është më i ulët, për shkak të pandemisë. Në vitin 2019 në të njëjtën periudhë Saranda u vizitua nga rreth 820 mijë turistë”.

“Këtë sezon turistik Saranda u frekuentua nga turistët vendas, ata nga Kosova dhe shtetasit e huajt si nga Polonia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia etj”, – theksoi Gurma. Sipas tij, muaji gusht ishte më i preferuari i turistëve ku pati edhe një rritje të numrit të tyre.

“Më të frekuentuarit si në Sarandë edhe në Ksamil kanë qenë hotelet në vijën e parë të bregdetit, të cilat ishin të prenotuar në nivelin 35-40%”, – tha Gurma. Kryebashkiaku Gurma shprehet se “edhe qyteti antik i Butrintit ka qenë pjesë e itinerarit të turistëve të huaj, të cilët mahniten me bukurinë dhe qetësinë që ky park kombëtar ofron”.

Faqja e njohur e udhëtimeve turistike “TripAdvisor” në listën e nxjerrë në muajin prill me 25 destinacionet më të mira në botë, që i sugjeron për t’u vizituar këtë vit e renditi Sarandën në vendin e dytë.

Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese. I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit tërheq turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME