fbpx
LajmeTurizëm

Saranda gati për pushime, çadrat në distancë 3.5 m larg (Video)

Saranda është një ndër zonat më të populluara në verë. Por këtë vit numri do të jetë shumë më i ulët, për shkak të masave anti kovid që ka vendosur qeveria. Në plazhe çadrat nuk do të lejohetntë jenë më afër se 3.2 metër, ç’;a për sipërmarrësit do të përkthehet në rritje të kostove.

Qytetarët e përshëndesin vendimin e bashkisë për ti lënë pa pagesë të dy plazhet e administruara nga ajo. ”Më duket një nismë shumë perfekte. Besoj se do jemi lirshëm dhe do kemi hapësirën që duam ne. Është vendimi më i mirë që është marrë.” Shqetësues për ata kufizimi në plazhin e Centralit për shkak të punimeve që është duke u kryer për ndërtimin e Bulevardit të Ri.

”Na shqetëson, do donim që të ishte hapësira jonë komplet. Patjetër që është më mirë të ketë hapësirë sa më shumë. Edhe punimet që bëhen janë shumë të vonuara. Është një shqetësim më vete.” Në kushtet e pandemisë globale, të ardhurat nga turizmi do të jenë edhe më të ulëta, ndaj dhe kërkohet një strategji e qartë për të rritur të ardhurat.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button